Rreth nesh

Shtëpi botuese.

Shtëpia botuese “Filara” ofron shërbimin e botimit të librave që prej vitit 2004 duke numëruar një gamë të gjerë botimesh  duke përfshirë librin parashkollor, librin shkollor për arsimin fillor, të mesëm dhe universitar.

Shtypshkronjë.

Shtypshkronja “Filara” shpalos aftesitë e saj në treg në vitin 2006 me një staf të kualifikuar në fushën e shtypshkrimit. Libri shkollor ka qenë produkti i saj i parë, me te cilin ka dalë në treg.

Studio grafike.

Studio grafike “Filara” ofron shërbime me cilësi të lartë në dizenjime të materialeve të ndryshme, në faqosje të të gjitha llojeve, skanime, printime me ngjyra dhe bardhë e zi, ideime fotosh, logosh, ftesa, postera, fletëpalosje, kopertina, katalogë, broshura, reklama. “Filara” ju përmbush kërkesat në cilësi dhe në kohë.

Shtëpia botuese ”FILARA”.

Shtëpia botuese ”FILARA”, u krijua në 18 shkurt të vitit 2004, në Tiranë.
Fillimisht aktiviteti i saj nisi si tregtim libri e artikuj shkollorë, aktivitet të cilin vazhdon ta kryejë në gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë. Me besimin se nëpërmjet botimeve dhe shtypshkrimeve do të promovohen vlerat qytetare, ”FILARA” krijoi profilin e vet profesional si shtëpi botuese, me synim botimin e librit shkollor, shtypjen dhe tregtimin e tij. Ky besim u bë dhe leitmotivi ynë.

Krahas punës me autorë me përvojë në fushën akademike, bashkëpunon me mësues më të mirë të fushave të shkencave natyrore dhe shoqërore të tillë si Flutura Sheshi, Kujtim Stana, Dritan Tola, Andja Tamburi, Brikena Kullolli, Merita Kollçaku, Vojsava Kumbulla, Iriljana Kaceli, Enrieta Mustafa, Gentjan Dedja, Mirela Novruzaj, Bukuroshe Shabani, etj. Ky staf i kualifikuar me njerëz dashamirës të librave dhe profesionistë të zotë në fushat përkatëse, na ka bërë të jemi lider në treg.
Gjatë aktivitetit si shtëpi botuese ka mbështetur autorët financiarisht për zhvillimin e trajnimeve me mësuesit që kanë përzgjedhur librat e saj. Të tilla seminare janë bërë nga grupi hartues i “Portofolit Europian të gjuhëve të huaja”, botim i “FILARËS”, 2008. Grupi i hartimit të “Portofolit Evropian i gjuhëve të huaja” ka zhvilluar seminare të tilla trajnuese në rrethet Tiranë, Korçë, Fier, Elbasan, Shkodër, Lezhë, Durrës. Këto seminare janë bërë në bashkëpunim me MASH, Drejtoritë Arsimore Rajonale dhe Zyrat Arsimore.

Promovimi i vlerave qytetare përmes botimeve dhe shtypshkrimeve!

Për të kompletuar shërbimin e saj ndaj lexuesve, në vitin 2006 FILARA i shtoi profilit të saj, sektorin e dizenjimit të librave si dhe atë të shtypshkrimit të botimeve. Falë stafit të kualifikuar të shtypshkrimeve ka arritur të lartësojë imazhin e saj në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë e jo vetëm. Ajo zotëron teknologji të viteve të fundit në përputhje me standartet europiane, duke garantuar cilësinë e librit në treg.

FILARA e ka pasuruar kolanën e saj me librin artistik për fëmijë e të rritur, me tema të spikatura, ku promovohen vlerat në shoqëri.

Bashkëpunon me autorë dhe bashkëpunëtorë në zë në fushën e arsimit e edukimit si Prof. Shefik Osmani, mësuese e popullit Urti Osmani , Prof.Dr. Petrit Nathanaili, Prof. Asoc. Elida Hoxha, Agron Shehu, me librin e vlerësuar nga autorë shqiptarë dhe të huaj “Tokësorët në hapësirë –kohë…Ç’tronditje”, Adelina Mamaqi, autore e librave artistikë për fëmijë, Prof. Asoc. Dr. Vaso Qano, Prof. Asoc. Bernard Zotaj, Prof. Dr. Pajtim Ribaj, Prof. Asoc. Dr. Murat Gecaj, Prof. Dr. Adrian Papajani, Prof. Asoc. Saemira Pino, Dr. Bajram Salianji, Dr. Marjalis Çelo, Dr. Marenglen Kasmi, Dr.Ylli Kortoçi, Edmond Lulja, Mystehak Xhemalaj, Faslli Canaj, Agim Bejleri, Hektor Xhomara, etj.