Titulli: Portofoli Europian i Gjuhëve, arsimi 9-vjeçar
Autori: Grup Autorësh
Gjinia: Libër ndihmës për nxënësit që mësojnë gjuhë të huaj
Faqe: 48
Çmimi: 400 lekë/ 4 Euro
“Portofoli Europian i gjuhëve”, Shqip-Frëngjisht për arsimin e mesëm të ulët, është një dokument vlerësimi, ku vet nxënësi mund të provojë nivelin e njohurive, aftësive dhe qëndrimeve që ka arritur në mësimin e gjuhëve të huaja. Të njëjtin dokument vlerësimi, përdorin edhe nxënësit në vendet europiane.
Nxënësi pajiset me portofolin në klasën e 6-të dhe e përdor atë deri në klasën e 9-të.
Grupi i punës që ka përgatitur portofolin përbëhet nga:
- Tatjana Vuçani, (koordinatore kombëtare dhe pika e kontaktit për PEGJ në Shqipëri).
- Andromaqi Haloçi (pedagoge e didaktikës së gjuhës frënge në Universitetin e Tiranës).
- Elida Reçi (mësuese e gjuhës frënge, shkolla “Sami Frashëri”).
- Zhulieta Hyso (shkolla “Naim Frashëri”).
- Ines Lala (mësuese e gjuhës frënge, shkolla “Konferenca e Pezës”.)
- Lindita Shehu (mësuese e gjuhës frënge, shkolla “Sabaudin Gabrani”).
- Edlira Keta, Gladiola Hoxha, Rina Gera (mësuese të gjuhës angleze në shkollën jo publike “The Indipendent”)